Ish-deputeti i PS kundër Ramës: Amnistia fiskale, oksigjen për krimin

Një prej zyrtarëve të lartë të PS, ish-deputeti Ervin Bushati thotë se amnistia, nëse miratohet, do t’i jepte oksigjen krimit.

Bushati theksoi gjithashtu se në momentin kur mbyllet “shpella e Susamit” në Shqipëri, atëherë elementi kriminal shqiptarë jashtë vendit do të pësojë rënie.

“Amnistia fiskale, e kemi edhe si shoqëri ne që themi le t’i sjellin lekët këtu çunat problematikë. Forca e krimit jashtë është tek shpella e Susamit, hapu, mbyllu, po e mbylle Susamin këtu bie krimi jashtë. Se e dinë që s’do kenë bankë ku t’i çojnë. Problemi iu atyre që i bëjnë në mënyrë problematike kanë paratë, kanë thyer ligjin, kjo është vendosur para 5 mijë vitesh me kodin e Hamurabit, po e kalove ligjin do dënohesh. Ata atje s’kanë ku t’i çojnë lekët, s’dinë ku t’i mbajnë, duan t’i sjellin këtu, sepse ky është një vend që mund t’i fusin si në bankë. Po u mbyll Susami këtu, dera e shpellës, nuk kanë mundësi ata. Prandaj është BE dhe SHBA kaq kundër këtij procesi”, tha Bushati në studion e Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply