32-vjetori i PD Durrës, Burgija: Demokratët ditën të përballen ndaj regjimit korruptiv të Rilindjes

Detyra jonë si demokratë është të ndezim shpresën e durrsakëve dhe t’i krijojmë besimin që ata kanë pasur tek alternativa e djathtë

Dritan Burgija, kryetari i degës së PD në Durrës, ka hapur sot ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të kësaj dege, në të cilin ishte i ftuar Kryetari i PD, Sali Berisha. Burgija e hapi takimin me urimin “Gëzuar 32-vjetorin e themelimit të Degës” dhe iu drejtua të pranishmëve me këto fjalë:

“Lindja e partisë së parë opozitare në dimrin ’90 kur studentët të ndjekur nga intelektualët dhe punëtorët nisën rrugën pa kthim drejt demokracisë dhe shënimi i kthesës së madhe historike, na bën të mblidhemi çdo vit, për të kujtuar gjenezën e për të nderuar protagonistët.

Një mirënjohje të veçantë i drejtojmë të gjithë themeluesve të PD-së Durrës edhe atyre që sot nuk janë më mes nesh si dhe gjithë kontributorëve që kanë lënë gjurmën e tyre në themel të kësaj Dege në ditë të mira e të vështira.

PD në themel të saj ka pasur mendimin e lirë, në rrugëtimin e saj ka pasur ulje dhe ngritje, konflikte të brendshme të pashmangshme, humbje dhe fitore, ka shtruar rrugën drejt Bashkimit Europian dhe ka lënë gjurmë në historinë e integrimit por është përballur edhe me skenarë eliminimi dhe ka qëndruar, sepse demokratët kanë ditur të luftojnë duke ruajtur idealizmin dhe besimin tek një e ardhme europiane e Shqipërisë.

Demokratët ditën të përballen me sfidat e regjimit korruptiv të Rilindjes dhe zgjodhën të bashkohen rreth vlerave të moralit të lartë dhe të demokracisë.

Sot të gjithë ne bëhemi gati t’i ofrojmë bashkëqytetarëve tanë një qeverisje ndryshe nga ajo që ata kanë hequr mbi kurriz. Ne i afrohemi durrsakeve me dinjitet përballë arrogancës, krimit dhe korrupsionit që i qeveris, u ul atyre kokën dhe i vjedh çdo ditë. Detyra jonë si demokratë është të ndezim shpresën e durrsakëve dhe t’i krijojmë besimin që ata kanë pasur tek alternativa e djathtë. Gëzuar e me fitore!”

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply