Berisha: Rama nuk na pengon dot regjistrimin në KQZ. Do ketë protesta!

“Edi Rama nuk e ndalon dot regjistrimin e PD në KQZ”. Kjo ishte deklarata e kryetarit të PD, Sali Berisha në Çim Peka Live, duke iu referuar deklaratës së kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi i tha se gjykata njeh Lulzim Bashën në krye të partisë.

Berisha paralajmëroi se alternativa e opozitës përballë sulmit të Edi Ramës është rrëzimi i tij. Lideri i opozitës paralajmëroi protesta javët e ardhshme.

Pjesë nga intervista

Peka: Duke se Edi Rama e ka shumë problem garën. Në 2019 ju dhuruan një palë zgjedhje nga opozita. Kësaj radhe duket se po e ndalon ai opozitën të garë në zgjedhje, duke pamudësuar regjistrimin në KQZ.

Berisha: Nuk e ndalon dot.

Peka: A keni menduar ndonjë alternativë.

Berisha: Rrëzimi i Edi Ramës është alternativa.

Peka: Para zgjedhjeve …

Berisha: Në çdo kohë. Ky është revolucion. Ata që nuk e kuptojnë bëjnë gabim. Ky është revolucion dhe i ka të gjitha mjetet në fushë. Fushatën, betejën protestën, të gjitha.

Peka: Dhe ju po thoni se mund të ketë protesta para zgjedhjeve…

Berisha: Absolutisht mund të ketë protesta edhe për një javë edhe për dy javë. As nuk ikin kurrë nga rendi i ditës ato. Asgjë nuk mund të na pengojë ne. Zotëri ky është revolucion që ka për mision përmbysjen e një sistemi monist. Sot Shqipëria ka një monizëm më të fortë seç e kishte Shqipëria në 1991. Edi Rama ka mbledhur dhe kontrollon pushtetet 10% më shumë se Ramiz Aliaj në 1991. Kështu që sot revolucioni është zgjidhja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply