Trajneri zbulon datën kur do të debutojë Ronaldo me Al-Nassr

Trajneri Rudi Garcia bëri të ditur sot  se, Cristiano Ronaldo do të debutojë me Al-Nassr më 22 janar.

Ai gjithashtu pranoi se për yllin portugez vlen ende suspendimi me dy ndeshje mos-lojë i shqiptuar nga Federata e Anglisë.

“Nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Al-Shabab, sepse është i skualifikuar”, tha Garcia.

“Do të jetë në ndeshjen kundër Al-Ettifaq, më 22 janar”, shtoi trajneri i Al-Nassr.

Ronaldo ka ditë që ka nisur stërvitjet me skuadrën e tij të re, me të cilin nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply