Rikonstruksioni i rrugës “Xhon Belushi” te Njësia 4 po zbulon një nga skemat më flagrante të vjedhjes së parave publike nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Një ditë më parë, Belind Këlliçi publikoi dokumentet e skandalit. Aktualisht punimet në këtë rrugë kanë nisur pa prokurim publik.
Tenderi do të zhvillohet në datën 9 janar ora 10:00.
Por çfarë po ndodh në realitet?
Rruga po ndërtohet nga mjetet dhe punëtorët e ndërmarrjes së bashkisë së Tiranës.
Paratë e tenderit 420 mln lekë do t’i kalojnë fiktivisht një kompanie ndërtimi e cila më pas do t’i shërbejë Veliajt për blerjen e votave në zgjedhjet e 14 majit.
Një skemë e tillë korruptive fund e krye mësohet se po realizohet edhe në projekte të tjera infrastrukturore në bashkinë e Tiranës.
Punimet kryhen natën që askush të mos e shohë se ccpo ndodh në të vërtetë. Po natën, Erion Veliaj shkon dhe kryen inspektime.