Bota e futbollit në zi! Shuhet legjenda e futbollit, Pele

Bota e futbollit në zi! Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka vdekur sot. Ai vdiq në moshën 82-vjeçare.

Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës me Brazilin.

Pele ishte trajtuar për kancer të zorrës së trashë, pas operacionit për heqjen e një tumori në shtator 2021 dhe kishte kërkuar trajtim të rregullt mjekësor.

Pasi u pranua përsëri në spital në fund të nëntorit për të rivlerësuar trajtimin e tij të kancerit, ai u diagnostikua me një infeksion të frymëmarrjes përpara se të transferohej më pas në kujdesin paliativ kur trupi i tij nuk reagonte ndaj kimioterapisë.

Pas vdekjes së Peles kanë reaguar edhe familjarët nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.

Frymëzimi dhe dashuria shënuan rrugëtimin e mbretit Pelé, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë paqësore. Dashuri, dashuri dhe dashuri, përgjithmonë.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply