Berisha poston videon: Po të iku rinia, të ikën e ardhmja…

Kryetari i PD, Sali Berisha, postoi një video nga mesazhi që u dërgoi dje fituesve të primareve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Po të iku rinia të ikën e ardhmja!”, shkruan Berisha.

“Ju e shihni se cila është plaga e madhe e Shqipërisë sot. Një plagë e tmerrshme, largimi masiv i rinisë.

Kjo është e vërteta. Ne po mbetemi absolutisht me të ardhme fiktive. Se po të iku rinia, në të gjitha aspektet, të ka ikur e ardhmja.

Ndaj dhe, në programin tuaj, të cilin ju filloni ta hartoni pas një pune intensive në çdo skaj me çdo komunitet të territorit të bashkisë tuaj, do të vini në epiqendër të rinjtë, interesat, shkollimin, potencialin, shpalosjen e potencialeve të tyre.

Pra, shqiptarët presin nga ju dhe PD që ju bashkitë t’i shndërroni në bashkitë e rinisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply