Ronaldinho ribashkohet me shokët e vjetër, bën tifo për Messin

Duartrokitjet për golin e shënuar të Argjentinës nga Ronaldinho nuk do i pëlqejë tifozëve brazilian

Ronaldinho është bashkuar me Roberto Carlos, Cafu, Ronaldo dhe Dida në Botërorin e Katarit, ku të gjithë u panë duke bërë tifo për Argjentinën dhe Messi gjatë ndeshjes gjysmëfinale të tij kundër Kroacisë të hënën.

Legjenda e futbollit brazilian, fitoi Botërorin e vitit 2002 që u mbajt në Kore dhe Japoni, bashkë me yjet tjerë që sot janë të pensionuar.

Ronaldinho e ka ndarë këtë momentin në llogarinë e tij në Twitter duke shkruar, “Botërori, një ribashkim familjar”.

Messi dhe shokët e tij arritën finalen me një fitore 3-0, duke marrë lëvdata të shumta, por më së shumti nga R10.

Argjentina shënoi golin e tretë, të asistuar nga Messi pas një vrapimi “maradonian” në zonë, gjë që ishte e mjaftueshme për Ronaldinhon që të duartrokiste dhe të ngrihej në këmbë.

Ronaldinho dhe Messi janë shokë të mirë

Derisa shohim Ronaldinhon duke duartrokitur për golin e Messi, kjo mund t’i irritojë disa tifozë të Brazilit, por është e rëndësishme të kuptohet shoqëria e tij me Messi që shkon përtej rivalitetit në futboll të dy Kombëtareve.

Ronaldinho (42) dhe Messi (35), ishin imazhi i bukur i Barcelonës kur ata luanin së bashku.

Si Ronaldinho, shumë tifozë rreth e rreth botës u është dashur ta lënë anash urrejtjen e tyre me Argjentinën për të brohoritur për Messi, i cili e meriton ta fitojë një Botëror.

Messit i duhet edhe një fitore më shumë – kundër fituesit të çiftit Francë – Marok – për ta çimentuar trashëgiminë e tij si më i miri i të gjitha kohërave në futboll, një udhëtim që ai e filloi dhe mund ta përfundojë me Ronaldinhon në krah të tij.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply