Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku është shprehur se, dokumenti i cili ka qarkulluar në media lidhur me shëndetin mendor të 31-vjeçarit që sulmoi kreun e PD, Sali Berisha, nuk ka dalë nga Policia e Shtetit.
“Dokumenti nuk ka dalë nga policia, por është vënë në dispozicion nga familjarët. Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë informacion, për dokumentit në fjalë”, u shpreh Rrumbullaku.