Paloka: Rama synon t’i tregojë medias çfarë i pret nëse nuk i shkojnë pas…

Nga Edi PALOKA

Nuk e kuptoj pse gazetarë e politikanë të opozitës, përpiqen të japin argumenta për të vertetuar që sulmi i Ramës në Prestige Resort, është sulm ndaj medias dhe hakmarrje e tij! Nuk ka nevojë të jepen argumenta për të bindur kërkënd që është kështu; Rama nuk e fsheh këtë fakt, përkundrazi qëllimi i tij është që kjo të jetë sa më evidente. Ai këtë synon, t’ju tregojë të gjithë pronarëve të medias se çfarë i pret nëse nuk shkojnë pas avazit të tij.

Kjo është mënyra se si Rama e koncepton mbajtjen e pushtetit dhe kështu vepron me këdo jo vetëm me pronarët e mediave po dhe me qytetarët e thjeshtë. Karrotën apo kerbaçin?

E vini re; për ta çuar në ekstrem arrogancën e tij, qellimisht e bën këtë akt vetëm pak ditë përpara samitit të BE në Tiranë megjithëse e kanë shenjestruar më se një herë për keqtrajtimin dhe mungesen e lirisë së medias nën qeverinë e tij!

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply