Paralajmërimi i Zelensky-it: Moska këtë vit do të humbasë 100 mijë ushtarë

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka folur për sulmet ruse në Ukrainë, duke thënë se këtë vit Rusia do të humbasë rreth 100 mijë ushtarë, sipas mediave të huaja. “Zoti e di sa mercenarë do të humbasë”, ka thënë ai.

Më tej Zelensky ka theksuar, se pavarësisht se forcat ruse janë ende duke u përpjekur të përparojnë në Donbass në lindje të vendit, tani synojnë edhe të lëvizin në jug.

“Ne jemi të organizuar për mbrojtjen dhe më e rëndësishmja nuk e lëmë armikun të arrijë qëllimet e tij.

Rusët thanë se do të merrnin në kontroll Donetskun fillimisht në pranverë, pastaj thanë në verë dhe më pas në vjeshtë. Por dimri po fillon, dhe po shohim se nga rusët ka vetëm humbje”, ka thënë më tej ai. /abcnews.al

About Redaksia

Check Also

Shifra e tmerrshme, OBSH: 160 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha sot se mesatarisht rreth 160 fëmijë po vriten çdo …

Leave a Reply