Casemiro i jep fitoren Brazilit ndaj Zvicrës

Brazili e ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror. Ekipi nga Amerika Jugore triumfoi minimalisht 1:0 ndaj helvetikëve në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi asgjë, me portat që mbetën të paprekura.

Vinicius Junior realizoi në minutën e 64-të të ndeshjes, por goli u anulua pas shikimit nga VAR-i për shkak të pozicionit jashtë loje.

Casemiro realizoi për 1:0 në minutën e 83-të dhe ia dha fitoren e dytë Brazilit.

Me këtë fitore, Brazili shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e parë në grupin G.

Në anën tjetër, Zvicra mbetet e dyta me tri pikë dhe do ta kërkojë kualifikimin në ndeshjen ndaj Serbisë.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply