Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë, mos shpenzojnë asnjë lek në këtë zonë krimi gjigant. Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, çdo njëri që merr përsipër të investojë, do i ketë paratë e humbura dhe do konsiderohet bashkëpunëtor në krim.
“Ne, edhe njëherë, garantojmë se këtë projekt nuk do e lejojmë.
U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, mos shpenzoni asnjë lek në këtë zonë krimi gjigant.
U bëjmë thirrje kompanive shqiptare, mos u bëni ortakë në këtë vjedhje monstruoze të pronës publike.
Tani zëvendësja dhe bashkëpunëtorja në vjrdhje e Ramës deklaron se do jenë 200 hektarë. Belinda Balluku.
Çdo njëri që merr përsipër të investojë, do i ketë paratë e humbura dhe do konsiderohet bashkëpunëtor në krim.
Parlamenti ishte arenë solidariteti në këtë krim monstruoz. Por populli shqiptar do thotë fjalën e tij.
Parlamenti mbrëmë, gjithçka u bë në errësirë”, tha Berisha.