Berisha-Shalsit: Sa apartamente të vodhën kur ishe në Bashki?

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kërkuar në Parlament që të zbatohet rregullorja. Berisha tha se nuk ka nevojë për minutat e askujt, por vetëm të zbatohet rregullorja. Berisha iu drejtua deputetit të PS Eduart Shalsi, sa apartamente ke humbur kur ishe në bashki?

“Shalsi sa apartamente ke humbur kur ishe në bashki? Sa humbe herën e parë? Më thuaj pak sa apartamente të morën, 8 të vodhën, tetë apartamente të morën kur ishe në bashki? Po i kompenson tani ato? Kjo është frika që ju keni nga fjala e vërtetë sepse jeni të kavërdisur nga vjedhjet e mashtrimet, sot po kryeni krimin më të madh në histori, bëni avokat një njeri që porosit vrasje si ai.

Nuk kam nevojë për minutat e askujt, kam nevojë për rregulloren, sepse ky frikacak ka frikë nga fjala dhe kërkon të na heqë të drejtën e fjalës. I duket helm e shigjeta fjala. Kjo nuk pranohet më kurrë, ose zbatoni rregullore, ose ne do të rrimë këtu non-stop”, tha Berisha

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply