Pas ndarjes me Ronaldon, Manchester United del në shitje 

Familja Glazer duket se janë të hapur për ta shitur klubin e Manchester United. Pak orë pasi klubi ndau rrugët me figurën e tyre historike Cristiano Ronaldo, pronarët e Manchester United kanë lajmëruar se ata janë duke shikuar për alternativa strategjitke për ta forcuar klubin dhe nëse ka interes këtu mund të përfshihet edhe shitja e tërësishme e klubit.Manchester United ka në pronësi familjen Glazer prej vitit 2005, por ata janë duke u përballur me kundërshtime për pronësinë e tyre, sidomos pasi që klubi është futur në borxhe të mëdha pasi ata aplikuan blerjen e levave financiare të tyre.

Manchester United lëshoi një deklaratë nga Glazers

Të martën, Manchester United dhe familja Glazer lajmëroi që bordi i klubit ka filuar procesin e eksplorimit për strategji alternative, një proces që është krijuar për të rritur klubin e Manchesterit në të ardhmen, me qëllim përfundimtar që ai të rritet si në paraqitjet sportive ashtu edhe komerciale.

About Redaksia

Check Also

“I mrekullueshëm”! Italia jehonë portierit Etrit Berisha

Një vit më parë përjetoi makthe në Torino, ku nuk u aktivizua thuajse fare, por …

Leave a Reply