Mediat më të mëdha në botë kanë publikuar foto nga përmbytjet në Shqipëri. Nga Reuters, Daily Mail e deri te portalet e largëta në Fixhi kanë publikuar fotot dhe videot nga situata dramatike.
E megjithatë, kryeministri Edi Rama e shfrenoi veten dje, kur tha se, përmbytjet nuk janë të mëdha, por faji është i kamerave me objektiv të ngushtë.
Si zakonisht, ai sulmoi mediat e vendit, ndërkohë që mijëra qytetarë po vuajnë prej ditësh nën ujë.
Ndërkohë që dëmet përllogariten në dhjetëra-miliona dollarë.
Më poshtë janë disa foto nga agjencia e njohur Reuters, që tregojnë situatën e rëndë në zonat e përmbytura.