Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur qytetarët me një foto nga protesta madhështore e mbajtur në Tiranë në datë 12 nëntor.
Berisha ka bërë thirrje se ‘flamuri na fton për betejë’, duke paralajmëruar një valë protestash kombëtare që do të rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës.
“Mirëmëngjes miq me këtë foto! Flamuri na fton për betejë!”, shkruan Berisha në Facebook.