Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi Ramën se, synon të marrë flamurin e PD, për t’ia dhënë atë vasalëve të tij.
“Ne do i dalim zot, ne nuk do pranojmë kurrë. Nuk do pajtohemi. Edi Rama është një armik i betuar i parlamentarizmit. Unë u them sot se nuk ka kryeministër në planet, as edhe Idi Amin që vriste ministrat e tij, diktator që mund të përdorë një fjalim të tillë kundër opozitës si Edi Rama.
Së fundmi, Edi Rama kërkon asgjësimin e pluralizmit. Kërkon të marrë flamurin e PD-së dhe t’ua varë në qafë, vasalëve të tij, me qëllim që të hakmerret si bir dhe nip xhelati, për përmbysjen që kjo parti u bëri etërve të tij”.