Gjuetarë metani

Në vitet e fundit përqëndrimi metanit në atmosferë ka filluar të rritet dhe askush nuk e di mirë se cili është motivi. Shkencëtarët duan ta kuptojnë, pasi fenomeni mund të bëjë të pakthyeshme ngrohjen globale.

Çdo vit rreth 6000 kontenitorë arrijnë në një laborator në Boulder të shtetit Colorado. Secili përmban një kampion ajri të marrë nga një rrjet prej 50 stacionesh monitorimi në të gjithë botën. Këto kampione mund të na ndihmojnë të gjejmë një prej pyetjeve më të rëndësishme për planetin: pse ka kaq shumë metan në atmosferë? Kontenitorët blu dhe të zinj plot me ajër të ardhur nga Algjeria, Alaska, Kina dhe Samoa janë të vendosur në radhë, të gatshëm që të analizohen. “I mbledhim kampionët dhe më pas i mbedhim të gjithë këtu”, shpjegon Ed Dlugokencky, kimist i laboratorit të monitorimit global i menaxhuar nga National Oceanic and Atmospheric Administration. Laboratori mat nivelet e gazeve të ndryshme brenda kampionëve, nga anhidridi karbonik tek protoksidi i azotit dhe hekzafluoriumi i squfurit, duke hartuar hollësisht një regjistër që përfaqëson bazën e modeleve të mëdha klimaterike. Rreth 15 vite më parë kërkuesit e laboratorit kanë zbuluar në atmosferë një rritje të sasisë së metanit, një gaz serë i fuqishëm me një efekt ndaj ngrohjes globale 80 herë më e lartë se ajo e anhidridit karbonik.

Fillimisht shumë shkencëtarë kanë menduar se rritja i detyrohej prodhimit të lëndëve djegëse me bazë fosile. Metani është ingredienti kryesor i gazit natyral, por emetohet edhe nga aktivitete të tjera njerëzore si shkarkimet, orizoret dhe ushqimet e kafshëve shtëpijake. Por në vitet e fundit kjo rritje është përshpejtuar papritmas. Implikimet për ngrohjen globale janë të mëdha: 1/3 e rritjes prej 1.1 gradë centigradë respektivisht respektivisht epokës paraindustriale mund t’i atribuohet metanit. Në vitin 2020 prania e tij në atmosferë ka bërë të shënohet koeficenti më i lartë i rritjes i regjistruar ndonjëherë dhe në 2021 ky rekord është mundur menjëherë. Askush nuk e di vërtet. “Është tronditëse”, pranon Lindsay Xin Lan e laboratorit të Boulder. “Shumë shkencëtarë po e kërkojnë një shpjegim”. Një gjë që fillohet të kuptohet është se cili lloj metani është përgjegjës për rritjen. Ai i derivuar nga lndët djegëse me bazë fosile përmban një sasi më të madhe të karbonit-13 respektivisht atij atmosferik, ndërsa ai i prodhuar nga burime mikrobike (zona të lagështa, shkarkime, kafshë) përmban më pak.

Nga fillimi i revolucionit industrial emetimet e lidhura me lëndët djegëse me bazë fosile e kanë ndryshuar proporcionin midis llojeve të ndryshme të karbonit drejt një përqëndrimi më të madh të karbonit-13, por rreth vitit 2007, kur prania e metanit në atmosferë ka filluar të rritet, tendenca është përmbysur. Rritja e kohëve të fundit nuk buron sidomos nga lëndët djegëse me bazë fosile, por nga burime të tjera. Kjo sugjeron se vetë planeti po emeton më shumë metan dhe nuk ka ndërmend të ndalet. “Po asistojmë në një ndryshim substancial”, thotë Dlugokencky. “Pas 200 vitesh rritjeje, papritmas po vërejmë një zvogëlim të proporcionit të karbonit-13. Nënkupton se ka ndodhur diçka domethënëse”. Për të përcaktuar se çfarë është kjo “diçka domethënëse” duhet studiuar me kujdes metani i emetuar nga një seri burimesh: nga moçalet dhe nga liqenet pak të thellë në tropikë tek shkrirja e pemrafrostit në Arktik, nga shkarkimet dhe nga aktiviteti bujqësor tek industria e lëndëve djegëse me bazë fosile, përveç se “puseve” kimike që e kapin dhe e heqin nga atmosfera. “Metani është një lloj gazi serë jashtëzakonisht magjepsës, pasi ka shumë burime dhe puse që duhen mbajtur parasysh”, shpjegon Dlugokencky. “Duhet sjellë si një detektiv që kërkon të zgjidhë një rast”.

Zbulimi i misterit do të na mundësojë të përcaktohet nëse bota po shkon apo jo drejt një skenari katastrofik, atij të një “bombe me metan”: një rreth vicioz ku planeti gjithnjë e më i nxehtë emeton natyrisht një sasi më të madhe metani, duke e ushqyer më shumë ngrohjen. Është një perspektivë drithëruese, të cilës shkencëtarët që studiojnë argumentin kërkojnë t’i dalin përreth, sidomos në intervistat. “Mund të kemi ndjesinë se rrethi vicioz po shpërthen”, shpjegon Lan. “Por është e vështirë të dallohet sinjali nga zhurma”. Të tjerë ekspertë janë më të drejtpërdrejtë. “Në rast se emetimet e detyruara nga lndët djegëse me bazë fosile e gatuajnë botën me zjarr të lehtë, kurse metani është një flakë oksihdrike”, shpjegon Durwood Zaelke, president i Institute for Governance & Sustainable Development, që kërkon masa më të ngurta për të reduktuar emetimet e metanit. “Frika është se mos e ngrohim Tokën mjaftueshëm sa ta bëjmë të ngrohet vetë, atëhere do ta humbisnim luftën”.

Gjurma e killerit

Për vite metani është anashkaluar nga komuniteti shkencor dhe nga politikanët, që janë përqëndruar sidomos në emetimet e anhidridit karbonik. Një prej motiveve është se midis viteve 2000 e 2007 nivelet e metanit në atmosferë duket se po stabilizohen. Tani kërkuesit po përdorin matjet e izotopeve (atome të të njëjtit element, por me një numër mase të ndryshëm) të carbonit në molekulat e metanit dhe të dhënave satelitore për të përcaktuar origjinën e rritjes. Falë ndryshimit në proporcionin e molekulave me karbon-13 dijnë se rritja buron nga burime mikrobike. Por cilat saktësisht?

Zonat e lagështa, kafshët shtëpijake dhe shkarkesat prodhojnë metan “mikrobik” të gjeneruar nga shpërbërja e materies organike. Për të kuptuar sesi secili prej këtyre burimeve po kontribuon në rritje, kërkuesit mbledhin të dhëna lokale në të gjithë globin. Sipas Paul Palmer, kimist atmosferik në Universitetin e Edimburgit, është si një ndeshje Cluedo, lojë tryeze investigative. “Të dhënat satelitare zbulojnë vendin e vrasjes”, shpjegon ai. “Izotopët na thonë në fakt se cila është arma e krimit, domethënë lloji i burimit”. Zonat e lagështa dhe kafshët shtëpijake duken të dyshuarit kryesorë, nënvizon Euan Nisbet, profesore e Shkencave të Tokës në Royal Holloway, University of London. “Burimet po rriten me shpejtësi. Rritja më intensive duket se vjen nga tropikët”. Edhe ekspansioni rritjes së kafshëve shtëpijake dhe i shkarkimeve në të gjithë botën po rrit emetimin e emetimeve mikrobike. Në një studim me botim të afërt, Lan dhe Dlugokencky kanë arritur në një konkluzion të ngjashëm: 85% e rritjes së sasisë së metanit në atmosferë nga viti 2007 i detyrohet burime mikrobike. Rreth gjysma e këtij metani vjen nga tropikët.

Duke përdorur të dhënat satelitare, Palmer e ka kufizuar fushën tek Afrika Lindore, duke treguar në veçanti ujërat e Sudd në Sudanin Jugor. “Asistojmë në një rritje të fortë të emetimeve nga zonat e lagështa. E kemi zbuluar vetëm në 2019”, shpjegon Palmer. Edhe rajone të tjera tropikale të karakterizuara nga prania e zonave të lagështa, si Juglindja aziatike dhe Amazonia, evidentojnë një tendencë të ngjashme. Kur uji në zonat e lagështa rritet, rriten edhe emetimet e metanit, sepse mikrobet që prodhojnë gazin kanë më shumë materie organike me të cilën të udhqehen. Këto burime janë natyrale, por ajo që ushqen emisionet është ngrohja që i detyrohet aktivitetit njerëzor. Ndryshimi klimaterik duhet të provokojë percipitime më intensive në Afrikën Lindore. Duke u bërë më të ngrohta dhe më të lagështa, këto zona do të prodhojnë më shumë metan. Burime të tjera natyrale – shkrirja e permafrostit dhe djegiet e pyjeve – janë edhe ato të lidhura me ndryshimin klimaterik.

Një bombë në akull

Ndërsa Palmer punon me satelitët, shkencëtarë të tjerë punojnë në terren, duke xhiruar botën për të mbledhur kampionë metani për t’u dërguar në laboratorë. Laboratori i Royal Holloway është plot me kuti të dërguar nga katër anët e planetit. “Këto janë magjepsës”, shpjegon Rebecca Fisher, kërkuese në Shkenca Atmosferike, duke treguar një kuti të sapoardhur. “Janë kompani ajri të ardhur nga stacioni kërkimor Halley në Antarktidë”.

Duke qenë se në Antarktidë nuk ekziston vegjetacion, ka shumë pak metan të prodhuar lokalisht, pra është ideale si pikë referimi. Fisher është gati për të shkuar në Finlandë, thuajse në antipodet respektivisht Antarktidë, për të mbëedhur kampionë dhe zbuluar atë që e quan “gjurmë dixhitale” izotopike të emisioneve të zonave të lagështa në Arktik. Duke analizuar jo vetëm karbon-13, por edhe deuterin, një izotop i hidrogjenit i quajtur edhe hidrogjen i rëndë, Fisher dhe shkencëtarë të tjerë po krijojnë një arkiv të këtyre gjurmëve dixhitale. “Në Arktik hasim vlera shumë të ndryshme se ato të tropikëve”, shpjegon Fisher. “Duke u nisur nga këto masa izotopike mund të verifikojmë nëse e respektojnë atë që gjejmë në atmosferë”.

Përveçse ndihmojnë shkencëtarët që të kuptojnë rritjen aktuale të emetimeve të metanit, Arktiku ofron edhe një ide sesi do të jenë emetimet e ardhshme: rajoni po nxehet tre herë më shpejt respektivisht pjesës tjetër të planetit. “Permafrosti vetë përmban 1500 miliard tonelata karbon”, nënvizon Katey Walter Anthony, profesore e Ekologjisë dhe Biokimisë në Universitetin e Alaskës në Fairbanks. Dora dorës që shkrihet, karboni mund të transformohet në metan nga mikroorganizma të quajtura metanogjenë. Anthony ka udhëtuar në të gjithë Alaskën për ta matur metanin e emetuar nga liqenet dhe ka mbetur e befasuar nga ajo që ka parë kohët e fundit: “Në 5 apo 6 vitet e fundit kam vërejtur një ndryshim të pabesueshëm. Duket se kemi tejkaluar një prag dhe do të shikojmë gjëra të çuditshme”. Një prej këtyre gjërave të çudtishme është se për shkak të shkrirjes së permafrostit po formohen liqene, shumë liqene. Këto basene, të quajtur liqene termokarstike, po përhapen me shpejtësi dhe mikrobet që prodhojnë metan po prosperojnë në lëndën organike  e sapo shkrirë të pranishme në thellësitë.

“Në brendësinë e Alaskës kemi regjistruar në rritje prej rreth 40% në sipërfaqen e mbuluar nga liqenet respektivisht viteve ’80, të detyruar nga basenet e rinj termokarstikë”, shpjegon Anthony. “Këto emetojnë të paktën 10 herë më shumë metan se një liqen normal”. Sipas Anthony, modelet klimaterike aktuale nënvlerësojnë fuqishëm metanin e lëshuar nga këto liqene. Në një studim të botuar në 2018 nga Nature Communications, shkencëtarja ka llogaritur se nëse tendenca e emetimeve të gazit serë nga aktivitete njerëzore do të mbesë e pandryshuar midis 2050 e 2070, metani mund të bëhet burim parësor ngrohjeje atmosferike për shkak të shkrirjes së permafrostit. Për momentin, emetimet e metanit nga liqenet arktike janë shumë më të ulët se ato të zonave të lagështa tropikale. “E mbajmë nën vërejtje Arktikun, por në gjendjen aktuale nuk duket se është shkaku kryesor i problemit”, shpjegon Nisbet. “Ekzistojnë rrethe vicioze potenciale. Në Arktik duhet ta mbajmë lart vëmendjen”.

Impenjime të pamjaftueshme

Qeveritë mund të bëjnë pak për metanin e prodhuar nga zonat e lagështa dhe nga liqenet termokarstike, por janë impenjuar tashmë të reduktojnë atë që derivon nga aktivitete njerëzore. Rreth gjysma e emetimeve tëmetani varet nga këto aktivitete, ndërsa gjysma tjetër lidhet me fenomene natyrale. Në konferencën e Glasgow për Klimën e 2021 më shumë se 100 vende kanë firmosur Global Methane Pledge, duke u impenjuar ta reduktojnë kolektivisht emetimet e metanit me 30% brenda fundit të këtij dhjetëvjeçari.

Një shkurtim i emetimeve të metanit do të kishte një impakt më imediat ndaj temperaturave respektivisht me shkurtimin e emetimeve të emetimeve të anhidridit karbonik, pasi metani mbetet në atmosferë rreth 10 vite (sipas kushteve), ndërsa dioksidi i kabronit mbetet të paktën 1 shekull. Sipas një raporti të botuar në majin e 2021 nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, një përpjekje e koordinuar botërore për të reduktuar emetimet e metanit duke përdorur teknologjitë ekzistuese mund t’i reduktojë emetimet që burojnë nga aktivitetet njerëzore me 45% brenda vitit 2030, duke shmangur një ngrohje prej 0.3 gradësh brenda dekadës së ardhshme. Zgjidhjet më imediate kanë të bëjnë me sektorin e lëndëve djegëse me bazë fosile, përgjegjës për 1/3 e emetimeve të prodhura nga qeniet njerëzore. Sisteme ventilimi speciale në minierat e qymyrit, ngritje e vrullshme nga shpërthimet e gazit, reduktimi i daljeve të metanit gjatë prodhimit të gazit e naftës dhe masa të tjera tashmë të disponueshme mund t’i reduktojnë emetimet e metanit me 40 milion tonelata në vit. Kostoja e kapjes së gazit të emetuar nga shkarkimet mund të shpërblehet nga fitimet e shitjes së gazit.

Por nuk është e qartë nëse këto masa do të jenë të mjaftueshme. Vendet që emetojnë më shumë metan – Kina dhe Rusia – nuk e kanë nënshkruar impenjimin e Glasgow, por edhe sikur ta kishin bërë, nuk është e thënë se reduktimi i emetimeve nga aktiviete njerëzore do të mjaftonte për të kompensuar rritjen e detyruar nga burime natyrore. Nëse për shkak të ngrohjes së Tokës po fillon tashmë të lëshojë më shumë metan, atëhere ky rreth vicioz mund të vazhdojë vetë. Edhe sikur pika e moskthimit të ishte larg me dekada, një herë e arritur do të ishte shumë e vështirë të përmbysej projekti. Në pritje të këtyre eventualiteteve, disa grupe po studiojnë mundësinë e heqje së metanit nga atmosfera. Midis ideve, ende në gjendje hipotetike, është rritja e eliminimit kimik duke emetuar pjesëza oksidi hekuri në atmosferë. Zgjidhje të tjera parashikojnë përdorimin e baktereve që ushqehen me metan si “filtra”, për shembull në kompanitë  e përpunimit të qumështit.

Megjithatë, pavarësisht se metani është tashmë një prioritet, financimet për studimet e monitorimit janë ende të papërshtatshme. “Në 15 – 20 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë ekspansion të rrjetit tonë”, nënvizon Dlugokencky. Për shkak të shkrutimeve të fondeve federale amerikane sot është më e kufizuar se në të kaluarën, por gjuetarët e metanit nuk dorëzohen. “Në këtë moment po kërkojmë të individualizojmë gjurmët e burimeve. Duhet të krijojnë një arkiv global”, shpjegon Nisbet. Sapo është kthyer nga një udhëtim në Kanada, ku ka mbledhur kampionë nga zonat e lagështa. Edhe pse është afër pensionit, Nisbet vazhdon të punojë në terren, në kërkim të një përgjigjeje ndaj enigmës. “Niveli jonë i dijes parësore është ende shumë i ulët”, shpjegon ai. “Metani vazhdon të na dhurojë befasi”.

(nga Financial Times)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Kënaqësia e treshes

“Nuk kemi qëllim t’i ndalojmë gjërat treshe”. Kështu në dhjetorin e 2020 ministrja e atëhershme …

Leave a Reply