Berisha: Rama në 12 nëntor do lebetitet nga vrulli i qytetarëve. Ky hajdut e ka vendin në burg!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në takimin me banorët e Kombinatit, Astirit dhe Unazës së Re tha se, Rama në 12 nëntor le të lebetitet nga vrulli, guximi, trimëria juaj, e qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Ky hajdut vendin e ka në burg dhe vetëm në burg.

“Në 12 nëntor le të lebetitet nga vrulli, guximi, trimëria juaj, e qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Ky hajdut vendin e ka në burg dhe vetëm në burg. Në një kohë kur pensionisti numëron qindarkat për të mbyllur ditën, ky firmos për ndërmarrjen e tij 430 mln euro. Djegësat janë ndërmarrje e Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Velisë.

Ku janë djegësat? A ndodh në botë kund që gjykata dhe prokuroria të lëshojnë urdhër arresti për ndërmarrje krimi dhe ndërmarrja jo që nuk konfiskohet, por disbursohet me para çdo javë dhjetëra e dhjetëra milionë. Kjo vetëm e vetëm se llogaritë janë të Ramës, Agaçit, Veliajt.

Ku ndodh në botë që të mblidhet kryeministri me qeverinë dhe të thotë se kësaj ndërmarrje do t’i jap bonus 8%. Por cilës ndërmarrje? Ndërmarrjes që mbi tokë nuk ekzistonte. Dhe ministrja e tij i çon me shkrim dhe i thotë kjo nuk mund të ndodhë se ndërmarrja nuk ekziston. Por ajo ndodh se ishte projekti i Edi Ramës dhe hajdutëve përreth tij. Ndaj dhe t’i themi, “boll vodhe, shko në burg”. Aty e ke vendin!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply