Përfaqësues të policisë së Shtetit dhe të BKH-së ndodhen në ambientet e RTV Ora për të kryer ekzekutimin e vendimit të gjykatës.
Administratori i shtetit Faraudin Arapi në takimin që mbajti me drejtues të televizionit dhe gazetarët sqaroi procedurat që do të ndërmerren menjëherë pas kësaj.
Sipas Arapit do të vijojnë procedurat e inventarizimit deri në një vendim përfundimtar të Apelit dhe dha garanci se nuk do të cënohet linja editoriale, por pasiguria dhe vështirësia mbetet e madhe. Për vetë faktin se edhe kompanitë e reklamave janë trembur dhe duke pasur parasysh që për dy vjet është dashur shumë mund të sigurohen.
Faraudin Arapi: Ju do të jeni të lirë dhe do të më keni mua si administrator i shoqërisë. Garancitë e mija do ti keni të plota për të vijuar kontratat dhe punën që keni. Kjo do të jetë shërbim i mirë që do ibëni atij që ka kontribuar në
Ky nuk është vendim përfundimtar. Është vendim i shkallës së parë. Nuk kemi marrë vendimin e arsyetuar. Kemi kohën e mjaftueshme të avokatëve për apelimin. Edhe atëherë kur gjykata të marrë vendim të formës së prerë puna nuk do të ndërpritet”
Brahim Shima: Gazetarët nuk kanë qenë të qetë në këto dy vite. Shantazhi ka vijuar deri më sot. Por të mos gënjejmë veten. Situata e gazetarëve është e vështirë. Nuk punon vetëm për kontratë. Kontrata e punës është e fundit që mendojnë. Për dy vjet na është dashur shumë mund të marrim reklamat. Kompanitë janë të trembura, u bëhet presion të mos sjellin reklama.
Faraudin Arapi: Ju garantoj që askush të mos ndërhyjë tek liria e medias dhe garancia e kontratave me reklamat.
Brahim Shima: Shteti deri më sot për këtë media nuk ka bërë asgjë vetëm ka shantazhuar.