Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ishte makinacion i Edi Ramës mungesa e avokatit në seancën e djeshme në gjykatën e Apelit. Berisha tha se, nuk kemi në fokus asnjë njeri tjetër përveç Edi Ramës!
“Nuk kemi në fokus asnjë njeri tjetër përveç Edi Ramës.
Demokratët e dinë. Ai është njeriu që kërkon të konfiskojë flamurin e demokratëve.
Ata, në kohën e duhur, do marrin udhëzimet përkatëse dhe do qëndrojnë sipas udhëzimeve”, tha Berisha.
