Nga Beti NJUMA
Kush kritikon pushtetin, kush thotë të vërtetën, kush demoncon tenderat, konçesion dhe korrupsionin galopant të kësaj qeverisjeje ndëshkohet! Hakmarrja e kryeministrit dhe e kryetarit të bashkisë së Tiranës, po mbyllin përsëri një televizion. Pas Agon Channel, tani radhën e ka RTV ORA. Pa prova, me fatura të dokumentuara dhe me një proces të montuar politikisht sot me një vendim gjykate aspak të argumentuar nga pijëpamja ligjore u konfiskua dhe po i mbyllet goja një televizioni opozitar.
Sot është një ditë e trishtë për median e lirë, për gazetarët dhe lirinë e shtypit në Shqipëri! Mesazhi është i qartë. Kush guxon dhe prek pushtetin, Rama, Veliaj & Co do të dënohet deri në konfiskim e mbyllje.
Beteja ligjore do të vazhdojë. Aty ku ka drejtësi, aty ku gjykatësit dhe prokurorët nuk shantazhohen nga Rama&Veliaj, në Gjykatat Ndërkombëtare. Kjo faturë do të paguhet një ditë, si në rastin e Agon Channel. Kjo faturë do të jetë e lartë e t’i shkojë dy politikanëve më të korruptuar në historinë e Shqipërisë, Edi Ramës&Erion Veliajt!