Skandali! Si vjedh Veliaj edhe me ujërat e zeza! Berisha: Ku shkuan 120 milionë euro?

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj në lidhje me ndërtimin e impantin e ujërave të zeza. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Berisha u shpreh se ai kishte marrë një kredi të butë nga qeveria japoneze prej 120 milionë dollarësh për ndërtimin e impiantit. Por, ai nënvizoi se paratë janë marrë dhe vepra nuk është kryer, kjo për shkak të Veliajt.

“Erion Veliaj ka vendosur standardin e mashtrimit, ryshfetit dhe të gjitha më të këqijat. Edhe me ujin, vuri sistemin e boteve. Bashkia organizonte botet e ujit vetëm duke vjedhur.

Erion Veliaj përbën modelin më të keq të një qeveritari që ka ekzistuar ndonjëherë. Nuk them të lehtë, por të mundshëm plotësisht. Është një vepër tjetër e ujërave të zeza.

Unë kam marrë kredinë e butë nga qeveria japoneze gjatë vizitës sime aty. 120 milionë dollarë vetëm për ujërat e zeza të Tiranës. Ku është vepra, pyesni Erion Veliajn. Impianti i ujërave të zeza të Tiranës, e groposi Erion Veliaj”, theksoi ai.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply