Tarifa 4 deri në 5 herë më e lartë për mbi 800 kwh është tatim i jashtëzakonshëm mbi konsumatorët! Ajo ka ndikim të fuqishëm rënues, jo vetëm tek konsumatorët e kësaj sasie, por në të gjitha çmimet dhe shërbimet për mbi 60% të popullatës.
Të dashur miq, t’i vendosësh konsumatorëve privat një cmim 4 deri në 5 herë më të lartë nëse ata tejkalojnë kufirin prej 800 kwh në muaj, nuk është një cmim por absolutisht një tatim i jashtëzakonshëm mbi shqiptarët. Ky nuk është një çmim i caktuar nga mekanizmat e tregut, por një çmim i diktuar nga vjedhjet e papërmbatëshme të Edi Ramës me energjinë dhe kompensimi i kësaj vjedhjeje me praktikat e etërve të tij me tatim të jashtëzakoneshem. Ai po tallet me durimin dhe nervat e Shqiptarëve.
Të gjithë në kembë më 12 Nëntor kundër Edi Ramës dhe vjedhjeve të tij. sb