Berisha: Edi Rama është Autoriteti i Dosjeve! Ligji më i keq që është votuar deri sot

Kryetari i PD, ish kryeministri Sali Berisha komentoi në Debat në A2 CNN çështjen e miratimit të ligjit të dosjeve me votat e deputetëve të grupimit Alibeaj. Berisha tha se, ky është ligji më i keq i votuar deri më sot për hapjen e dosjeve. Ai akuzoi Ramën se drejton Autoritetin e Dosjeve.

“Ligji që u votua në parlament është ligji më i keq që është votuar deri sot për hapjen e dosjeve. Është hartuar nga Rama dhe në funksion të gjuetisë së shtrigave.

Ky ligj thotë se çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-sigurimit të shtetit. Imagjinoni sikur ta kërkonin 1 milionë persona, mundësia është zero. Edi Rama është Autoriteti i Dosjeve, e ka caktuar ai”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply