Ish-deputetja e PS i bashkohet protestës së pedagogëve

Pedagogët kanë dalë sërish sot në një protestë kombëtare për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë, teksa shënohet dita e gjashtë e bojkotit.

Pedagogët kanë deklaruar nëse nuk do të ketë rritje të pagave, ata do të vijojnë protestën.

Ndërkohë ish-deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi i është bashkuar protestës së sotme të pedagogëve që ka nisur nga Korpusi Universitar në javën e dytë të bojkotit të vitit të ri akademik.

Hafizi, e cila është edhe pedagoge në Departamentin e Fizikës, është parë në krah të kolegëve të saj në protestë.

Para pak ditësh ishte ish- deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj, që doli kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se pagat e pedagogëve duhet të rriten. Përmes një reagimi në FB, Baraj u shpreh se duhet të marrë fund baltosja ndaj profesorëve.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply