Miliona autorë për Metaversin (ose do të jetë i padrejtë)

Matthew Ball ka shkruar një libër për të shikuar nga zhvillimi i një bote që për momentin duket si një internet në 3D. «Në fakt është shumë më tepër, do të rimodelojë ekonominë globale, por nuk mund të dijmë se çfarë mundësishë do të vijnë. Gjithçka varet nga filozofia që do ta mbështesë».

Ndodh shpesh që teknologjia rezervon surpriza të papritura, por nuk është rasti i progreseve më imponuese, që siç e tregon historia e internetit parashikohen me dekada parakohe. E shkruan Matthew Ball, partner i Makers Fund, fond investimesh kushtuar videolojërave, tek Metavers. Çfarë nënkupton, kush do ta kontrollojë dhe pse po revolucionarizon jetët tona (Garzanti). Autori është i qartë: e ardhmja do të jetë gjithnjë e më shumë e përqëndruar mbi botët virtuale në 3D të «pasqyruar» në kohë reale. Pra, mund ta imagjinojmë Metaversin kështu?

«Bota më e përshtatshme për ta kuptuar Metaversin, përgjigjet Ball për “La Lettura”, është në raport me internetin siç po eksperimentojmë sot». Dhe shton, «interneti është bidimensional, na mundëson të ndajmë imazhe, video, audio, tekste. Metaversi është tridimensionale. Veç kësaj, kur dërgojmë për shembull një email, nuk jemi të lidhur me të njëjtin server apo aplikacion. Marrim kopje individuale të mesazhit. Edhe nga nga kjo pikëpamje Metaversi është ndryshe: është një internet i gjallë, i ndarë, në 3D. Kjo i bën shumë ta imagjinojnë si pak më shumë se një videolojë, por pikërisht si interneti është shumë më tepër se Facebook, Metaversi nuk mund të reduktohet në një simulim tridimensional: është shumë më tepër».

Në libër e quani «interneti i ardhshëm» pikërisht prej impaktit që do të ketë në jetët tona. Çfarë e bën Metaversin një revolucion të madh? Dhe për çfarë motivi duhet të ketë sukses respektivisht, për shembull, me Second Life, botën virtuale dixhitale të lançuar në 2003, që pas disa kohe nuk ka qenë më fenomeni më i madh masiv që dukej në fillim?

«Second Life nuk ka qenë një fenomen masiv: e kemi quajtur kështu sepse në atë kohë ishte diçka krejtësisht e re. Nuk ishte as kaq e populluar, sidomos nëse e krahasojmë me platformat aktuale. Bashkëbisedimi ynë sot do të zgjasë 30 minuta. Ndërsa flasim, rreth 2 milion e gjysmë njerëz po lidhen me Roblox, platformën që u mundëson të tjerëve të luajnë duke krijuar botë virtuale. Në të njëjtin hark kohor Second Life nuk do të numëronte më shumë se 100000 përdorues. Çdo 15 minuta në momentin e pikut, një numër më i madh njerëzish përdor Roblox respektivisht sa aksesojnë në muaj Second Life. Por ka diçka për t’u vërejtur në konfrontimin midis një prej platformave më të përhapura bashkëkohore me më të njohurën e viteve ‘2000: rritja e përgjithshme e botëve virtuale në 3D. Veç kësaj, bëjmë kujdes të dallojmë aplikacionin nga sistemi. Të mos e vlerësojmë internetin në bazë të suksesit, për shembull, të MySpace, në të njëjtën mënyrë nuk duhet ta gjykojmë Metaversin në bazë të platformave të përhapura sot. Duhet në fakt ta spostojmë vëmendjen nga teknologjitë që e bëjnë Metaversin të mundur. Kur mendojmë për Metaversin si për gjeneratën e re të internetit kjo është pse e konsiderojmë një fuqizim tridimensional të ndarë dhe live të asaj që është tashmë një prej teknologjive më të rëndësishme të historisë së njerëzimit. Kështu që besoj se bëhet fjal për një revolucion jo edhe aq për mënyrën me të cilën kompanitë do të kenë zakonin ta përdorin apo në bazën me lojërat që një djaë do të mund të bëjë në Metavers, por me tërësinë e përvojave të reja që do të bëjë të mundura. Për shembull, shumë aeroporte të mëdha tashmë menaxhohen duke përdorur simulime në kohë reale. Ja kjo që vëren vërtet».

E dijmë se nëse diçka ndryshon në mënyrën tonë të përdorimit të teknologjisë, impakti nuk është jo vetëm mbi atë që bëjmë, por mbi mënyrën me të cilën mendojmë. Si do të ndikojë Metaversi mbi kulturën, mbi mënyrën tonë të mendimit dhe të krijimit të raporteve?

«Tema është magjepsëse. Për shembull, novatorizmi i pabesueshëm i smartfonit konsistonte në faktin se ishte shumë më i vogël se një kompjuter dhe i lehtë për t’u mbajtur. Në momentin ku e kemi pasur afër dorës jo vetëm që është shumëfishuar numri i përdoruesve: kemi filluar ta aksesojmë kudo që të ishim dhe të përdornim internetin në mënyra të reja. E mendojmë Metaversin si një rrjet global dhe të ndarë simulimesh 3D, mundemi vetëm ta imagjinojmë se do të rimodelojë pjesën më të madhe të ekonomisë tonë globale, të kulturës, të shoqërisë. Sfida është të kërkohet të kuptohen këto impakte përpara kohe, por mund të bëjmë shumë pak, pakashumë siç nuk ishte mënyra e të diturit me saktësi se çfarë oportunitetesh do të na sillte interneti mobil. Objektivi im si autor është të shpjegoj sa më shumë të jetë e mundur atë që mund të ndodhë për të ndihmuar të kuptohet domethënia e ndryshimeve, por nuk mund t’i kuptojmë saktësisht dhe plotësisht se çfarë do të ndodhë».

Pas sa kohe do të mund të përshëndetemi me një «shihemi nesër në Metavers»?

«Hipoteza ime është se kur do të vijë ky moment nuk do ta përdorim më fjalën Metavers. Disa do ta quajnë internet 3D, të tjerë thjesht internet. Realizimi i plotë i Metaversit ka mundësi që është larg dekada. Nëse e mendojmë Metaversin si një stad të radhës të rrjetit, do ta shikojmë brenda 10, ndoshta 8 vitesh. Pyetja e vërtetë nuk është se kur do të jetë Metaversi për të gjithë, por do të jetë Metaversi, për kë, si dhe ku? Gjeneratat më të reja në pjesën më të madhe të tregjeve perëndimore tashmë shpenzojnë gjithnjë e më shumë kohë për t’u socializuar në 3D se nëpërmjet mjeteve të tjera, përjashto shkollën. Për ta ekzistenca virtuale është tashmë një fakt. Disa dispozitivë që lidhim me Metaversin si vizorët për realitetin virtual apo displeit holografikë ekzistojnë tashmë. Problemi është se janë të mëdhenj dhe kushtueshëm, të aksesueshëm për pak. Me kalimin e kohës do të bëhen të disponueshëm për një numër në rritje njerëzish. Ja pse them se kur e mendojmë Metaversin si një fenomen global masiv ndoshta është ende larg, por teknologjitë që do të na çojnë në Metavers në disa raste tashmë janë përshtatur në sektorë dhe nga gjenerata të caktuara».

Botë të tjera, luftëra të tjera për të fituar supremacinë? Midis kujt do të jenë meta – përleshjet?

«Janë tre grupet e “konkuistatorëve” të Metaversit. I pari formohet nga kompanitë e mëdha bashkëkohore: Apple, Google, Microsoft janë të përqëndruara mbi ndërtimin e Metaversit prej kohësh. Facebook është njëri prej tyre. blerja e Oculus, që prodhon teknologji realiteti virtual, ka ndodhur rreth 10 vite më parë dhe ka kushtuar dyfishi i Instagramit: e kemi të vështirë të imagjinojmë se dikush tjetër përveç gjigantëve të sotëm do të jetë midis konkuistadorëve të nesërm, por historia na tregon se rrallë është kështu. E ardhmja është e paqartë, transformohet dhe jo gjithmonë kompanitë fituese në të tashmen arrijnë të ndryshojnë. Kategoria e dytë është ajo e kompanive të reja teknologjike, si Epic Games, që zhvillon videolojëra, e themeluar në fillimin e viteve ’90, dhe Roblox, e lindur në fillimvitet ‘2000. Vëmendja e tyre për një të ardhme që nuk kishte ardhur akoma është motivi për të cilin duken më të përgatitura. Së fundi, ekosistemi blockchain. Bëhet fjalë për subjekte që besojnë se është e nevojshme të ndryshohen themelet e internetit në vend që të kufizohen së ndërtuari platforma dhe aplikime të reja lidhur me të. Teza e tyre është se nëse furnizojmë të drejtat më të mira, një teknologji më të zhdërvjellët, nëse e rimendojmë internetin, do të kemi më shumë mundësi të lulëzojmë. Një prej ktyre grupeve do të ketë sukses, që është një temë e dekadës së ardhshme».

Jo vetëm përleshjet e mëdha, por edhe problemet e përditshme. Do ta çojmë Metaversin në të njëjtat sfida që përballojmë në mediat sociale: radikalizim, fake news, dezinformim. Duhet të presim një shumëfishim të mëtejshëm të këtyre fenomeneve?

«Me Metaversin një pjesë në rritje e kohës tonë, e punës tonë, e jetës tonë do të ekzistojë online dhe në hapësira virtuale. Sfidat e rrjetit sot do të bëhen edhe më komplekse. Megjithatë jam shpresëplotë: fakti që përdorues, zhvillues dhe konsumatorë jemi të pakënaqur nënkupton se mund të jetë mundësia e një ndryshimi të madh. Për ne është e vështirë të kërkohet një transformim i internetit. Por rasti ynë më i madh paraqitet kur janë kompanitë lider ato që ndryshojnë. Metaversi do të sjellë gjigantë të rinj, modele të rinj dhe filozofi biznesi të reja. Kam gjetur veçanërisht domethënëse se ndërsa kompanitë e mëdha punojnë për ta ndërtuar Metaversin, qeveritë e të gjithë botës, Europa dhe tani edhe Shtetet e Bashkuara janë të përqëndruara mbi temën me qëllim që të kos jetë vetëm teknikisht e mundur, por edhe kolektivisht pozitive».

Ka një refleksion ndalues në librin tënd dhe ka të bëjë me natyrën e thellë të Metaversit, ADN e tij. Origjinat non profit të internetit burojnë nga fakti që laboratorët kërkimor qeveritarë dhe universitetet kanë qenë institucionet e vetme që kanë pasur në atë kohë talente dhe resurset e duhura. Kurse Metaversi është menduar dhe projektuar nga privatë. Çfarë mund të bëjmë si qytetarë dhe banorë të ardhshëm të Metaversit për një botë virtuale dhe të zhytshme të barabartë dhe më të drejtë?

«Ky është për një kohë të gjatë aspekti më i rëndësishëm i zhvillimit të Metaversit. Qeveritë duhet të jenë të përqëndruar mbi prerregullimin. Kemi nevojë që Metaversi të ketë miliona bashkëautorë. Ndërsa vërejmë sfidat e sotme të internetit, duhet të mendojmë për mënyrën me të cilën mund ta riprojektojmë sistemin dhe të kërkojmë praktika të reja në të ardhmen. Nuk ka një përgjigje të thjeshtë, por duhet të jemi të vendosur sa janë kompanitë në punën e tyre për ta ndërtuar Metaversin».

Një bast: Metaversi do të na bëjmë më të lumtur?

«Metaversi është përdorur tashmë për ta pasuruar jetën njerëzore: në kirurgji teknologjitë i bëjnë ndërhyrjet më të shpejta, më efikase, me më pak shanse gabimi, por pjesa më e madhe e Metaversit varet nga modeli i biznesit dhe nga filozofia e kujt e ndërton. Ja pse e kam shkruar këtë libër: besoj në potencialin e Metaversit, besoj se është i pashmangshëm, ama besoj se shumë varet nga cili Metavers do kërkojmë».

(nga La Lettura)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Kënaqësia e treshes

“Nuk kemi qëllim t’i ndalojmë gjërat treshe”. Kështu në dhjetorin e 2020 ministrja e atëhershme …

Leave a Reply