Sot në orën 12:00 do të zhvillohet një protestë te sheshi i Teatrit. Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në protestë. Protesta do të zhvillohet tek sheshi i Teatrit Kombëtar, për t’i thënë stop betonizimit të Tiranës.
“Protestë e madhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në orën12:00, te sheshi i Teatrit, të gjithë në protestë!”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.