Berisha: Rama vërsulet kundër Agron Shehaj si bandit dhe i vë shiritin, pa asnjë dokument, pa asnjë provë

Kryetari i PD, Sali Berisha, komentoi nga Kuvendi edhe sulmin që po i bëhet deputetit opozitar, Agron Shehaj. Berisha tha se, Rama vërsulet kundër Agron Shehajt si bandit dhe i vë shiritin, pa asnjë dokument, pa asnjë provë.

“Ky nuk firmos dot për të vrarë poetin, por për të larguar masivisht studentët nga universitetet, por i vërsulet pedagogut, ish-ambasador i shkëlqyer se ka shërbyer në institucionin e sigurisë kombëtare.
Më keni dëgjuar ndonjëherë mua të përmend Damian Gjiknurin, se ka shërbyer 2-3 vite drejtor në SHISH, kurrë. Për ato ja quaj merita unë. Kurse ai ka 3 ditë që u thotë shqiptarëve se një nga pedagogët më të shquar, Sandër Kovaçi ka punuar në SHIK dhe nën drejtimin e tij.
Njeri që është shkonfiguruar. Sulmon si i tërbuar kundërshtarët politikë. Bën gjyqin e opozitarëve njëri pas tjetrit. E ka shndërruar skapin në repart kundër opozitës.
Vërsulet kundër Agron Shehaj dhe i vë shiritin si bandit, pa asnjë dokument, pas asnjë provë, fakt. I mbyll ndërmarrjen paçka se aty janë 200 familje që mbahen me rroga.
Po, po. Pse çuditeni ju. Ky është trashëgimtari i së keqes. Ky ka vetëm keqësi shpirtërore, pa norma e moral. Nuk ka ligj.
Isha në Gjirokastër, me tha pedagogia unë marr 600 euro, kolegia ime në Kosovë merr 1200 euro. Po pse, më të varfër se Kosova jemi ne, që i trajtojmë në këtë mënyrë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply