Ishte dënuar në Greqi, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Ramës

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Partisë Socialiste në Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Seanca e vendimit në Gjykatën e Posaçme do të jetë pas 2 javësh, ndërsa SPAK la hapësirë, që nëse kryebashkiaku socialist jep pëlqimin të aplikohet neni 63 i Kodit Penal punë në interes publik për 150 orë. Vetë kryebashkiaku Ismailaj nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa u mbrojt përmes prokurës nga avokati i tij.

Më herët Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Prokurorisë për të marrë të pandehur kryebashkiakun socialist. Njëherësh kjo Gjykatë pranoi kërkesën e të pandehurit për gjykim të shkurtuar, ndërsa akuzohet për falsifikim të formularëve.

Autoritetet greke dërguan letërporosinë me procedimin penal të dënimit të Ismailajt me 3 vite burg për dy vepra penale, vepër të cilën e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Kryebashkiaku socialist i denoncuar nga Partia Demokratike, rezulton me probleme me ligjin e Dekriminalizimit.

Ai u dënua në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, me 3 vite burg për rrahjen e një personi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply