Duma: Unë do të jem për primaret dhe për primaret e thella!

Deputetja e PD, Grida Duma, në një deklaratë të dhënë për mediat pas daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të kësaj force poltike shprehet se, fryma e bisedës ka qenë e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët, ndërsa theksoi se ‘fryma është për të gjetur të gjitha elementët që mund të na çojnë drejt bashkimit’.

“Mendoj se ka shumë gjasa, unë nuk dua të flasë më si palë, fryma e bisedës ka qenë krejtësisht e paqtë dhe konstruktive nga të dyja palët që kanë përfaqësuar këtë tryezë. Fryma me të cilën lashë mbledhjen është e sinqertë. Mënyra se si do të shkohet drejt këtyre primareve është duke u diskutuar në çdo moment. Fakti që kanë nisur diskutimet unë e quaj një lajm të mirë. Fryma është për të gjetur të gjitha elementët që mund të na çojnë drejt  bashkimit”, tha Duma.

Më tej deputetja theksoi se e rëndësishme është që diskutimet e Grupit Parlamentar të PD, të çojnë në krijimin e një bashkësie të vetme.

“Sot nuk është diskutimi se çfarë bën Grupi Parlamentar i PD-së, por nëse ajo që bënë me veten Grupi Parlamentar çon në shkrirjen dhe në krijimin e të njëjtës bashkësi jo formale por reale në strukturat e PD-së.

Unë personalisht do të jem për primaret dhe për primaret e thella.  Sesa thellë primaret do të maksimmizojnë  varet nga ne se cilat mekanizmi do të përdorim. Listat duhet të jenë gjithëpërfshirëse”, theksoi Duma.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply