Pedagogia: Jemi si në kohën e Migjenit, është e turpshme! Studentët janë me ne!  

Në Fakultetin e Histori Filologjisë ka nisur protesta e pedagogëve. Një pedagoge ka deklaruar se studentët janë me ta dhe se do të bojkotojnë të gjithë bashkë deri sa të plotësohen këkesat e tyre. Po ashtu ajo ka deklaruar se ata nuk do bëjnë mbrapsht në tërheqjen e kërkesave të tyre.

“Rektorët duhen të na kishin mbledhur se si do bëhet 8%. Është absurditet që ata që u kanë dhënë votën nuk marrin mundimin që të na mbledhin dhe të bisedojmë. Nuk e shoh me shqetësim nxitjen për konfliktet mes studentëve dhe pedagogëve. Studentët janë mbështetja jonë, janë më të pafajshmit në këtë mes, më të pakapshmit, ata e dinë se ne nuk ua bëjmë dot leksionet as me slider sepse nuk ka infrastrukturë. Të mos krijojmë më trauma sociale, e kemi traumatizuar këtë popull në ekstrem. Jemi akoma në kohë të Migjenit, është e turpshme. Unë s’jam përfaqësuese e Sindikatës, por për intelektualin absurdi kurrë nuk mund të bëhet normale, ndoshta për njeriun e zakonshëm po, për ne jo. E keqja është të mos zgjatet ky proces, të diskutojmë sepse bëhet fjalë për të ardhmen e këtij kombi”, tha një pedagoge.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply