Berisha: Shumë shpejt do u prijmë protestave të fuqishme!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lajmëruar se shumë shpejt do të nisin protesta e udhëhequra nga PD.

Lajmin Berisha e bëri të ditur gjatë një konference për mediat, teksa theksoi se askush nuk mund të tallet me djersën e shqiptarëve.

Ish-kryeministri për të ashtuquajturën “afera e inceneratorëve” bëri përgjegjës direkt vetëm dy persona, Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin.

“Ne shumë shpejt do u prijmë protestave të fuqishme. Nuk mundet më kush të tallet me djersën e popullit shqiptar. Ajo që ndodhi me Agaçin ishte një parodi tallëse, ndaj dhe denoncoj publikisht këtë qëndrim dhe ju them shqiptarëve se përgjegjësit kryesorë për aferën e inceneratorëve janë vetëm Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, që firmosin për xhepat e tyre për të mbyshur valixhet me euro. Fap fap fap e tak tak tak firmosin Rama e Agaçi”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply