Shtyhet sërish seanca gjyqësore, Salianji: Edhe sot u gjet një arsye…

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur i lumtur për praninë e kolegëve të tij të Partisë Demokratike në sallë. Në përfundim të seancës ku u vendos shtyrja e dhënies së vendimit, Salianji tha se, e shikon praninë e deputetëve si inkurajim dhe jo presion për drejtësinë.

Më tej, Salianji tha se procesi duhet të ecte më shpejt. “Edhe sot u gjet një arsye po themi nga ai që është bërë sebep i akuzës për të shtyrë seancën në publik. Prokuroria dhe drejtësia e komanduar nuk ka bërë asnjë hetim për hetimin e drogës, ka bërë një pacavure. Mendoj se drejtësia duhet të jetë më e shpejtë më e vendosur. Nuk është e domosdoshme të jetë avokati se është prokuroria. Për të gjithë ata që thonë që deputetë që marrin pjesë në seanca është presion, është siç kemi bërë në çdo seancë, është inkurajim për drejtësim. Qeveritë bëjnë presion si në këtë rast, të përfshirjes për të disatën herë në trafik droge, apo të njerëzve të tyre të afërt, në veprimtari të paligjshme.” përfundoi Salianji.

Seanca në ngarkim të Salianjit u shty sot për shkak të mungesës së avokatit të Geron Xhafajt. Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet. Ata u dënuan për dosjen Babale.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply