Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është thirrur pasditen e sotme në SPAK. Të pyetur zyrtarisht nga SYRI TV në lidhje me qëllimin e thirrjes së Agaçit, burime zyrtare nga SPAK thanë se: “Nuk kemi ndonjë informacion për publikim. Faleminderit”!
Burimet e tjera kanë bërë të ditur se njeriu më i rëndësishëm pas Edi Ramës në qeverinë e këtij të fundit, ka qëndruar më shumë se 1 orë në SPAK.
Engjëll Agaçi ka qëndruar në zyrën e njërit prej prokurorëve që po heton aferën e incineratorëve të Fierit dhe Tiranës, pikërisht prokurorit Dritan Prençi.
Nga SPAK nuk konfirmohet zyrtarisht, por as nuk mohohet që thirrja e tij ka të bëjë me këtë çështje. Agaçi më herët ka dhënë sqarime për aferën e inceneratorëve edhe në komisionin parlamentar.