Invalidët e Punës në protestë: Pensioni nuk na del as për ilaçe!

Në një kohë kur në Tiranë po pritet protesta e pedagogëve të universiteteve për rritjen e pagave, një tjetër protestë ka nisur përpara Ministrisë së Financave nga invalidët e punës.

“Nuk kërkojmë lëmoshë, por të drejtat tona” dëgjohen ata në thirrjet me megafon, duke theksuar se janë të diskriminuar nga qeveria, pikërisht ata që kanë humbur pjesë të trupit të tyre në punë.

Invalidët janë revoltuar jo vetëm për pagat, por edhe punësimin që duhet të ishte garantuar nga shteti e megjithatë, asgjë nuk është bërë.

Një nga përfaqësuset tha: “Vij nga qyteti i Korçës, përfaqësoj tetëmijë invalidë. Kemi katër kërkesa kryesore. Indeksimin e pensioneve të invalidëve me rritjen e çmimit. Rritjen e ndihmës së paaftësië prej 1000 lekësh që na ështëpremtuar nga kryeministri që në vitin 2013 dhe nuk na e ka dhënë. Indeksimin e ndihmës së paaftësisë dhe e katërta, ndihma e paaftësië të kalojë në sigurimet shoqërore për të mos pasur abuzime. Nuk kemi dalë për lëmoshë, por për të drejtat e mohuara. Në nuk dalin lekë për për ilaçe, jo t ë ushqejmë fëmijët tanë”.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply