PS harxhoi tri herë më shumë sesa lejohej për fushatën zgjedhore!

Partia Socialiste pritet të gjobitet deri në 10 milionë Lekë të vjetra për shkak të shkeljeve ligjore të konstatuara në raportin e auditit të bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për fushatën elektorale të 25 Prillit të vitit të kaluar.

Sipas dokumentit, socialistët kanë tejkaluar me tri herë vlerën e lejuar të shpenzimeve nga fondet publike, duke e çuar atë nga 55.826.750 në 172. 046 612 Lekë të vjetra.

Gjithashtu auditi vëren se PS-ja nuk ka dorëzuar raportet për 17 kandidatë të listave shumë emërore dhe se në dokumentet e dorëzuar janë bërë korrigjime me shkrim.

Për të dyja këto shkelje, Kodi Elektoral parashikon dënim me gjobë që varion nga 5 deri në 10 milionë Lekë të vjetra.

Por ndryshe nga socialistët, Partia Demokratike problemin madhor e ka me çështjen e transparencës. Nga auditi i KQZ-së rezulton se 50% të kandidateve, u mungojnë deklaratat e donatoreve mbi konfliktin e interesit. Edhe në rastin e demokratëve për shkeljet e konstatuara gjoba varion nga 5-10 milionë Lekë të vjetra.

Çështja e financimeve të partive politike ka ngjallur jo pak debat muajt e fundit.

Socialistët kanë hedhur idenë e amendimeve në ligj, që duket se ka gjetur edhe mbështetjen e KQZ-së dhe Partisë Demokratike, ndërsa këta të fundit kanë ngritur një komisionin auditi për të bërë transparencën e financave ruse në kohën kur selia blu drejtohej nga Lulzim Basha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply