Të jesh kundër Erion Veliajt…

Nga Redin HAFIZI

Te kritikosh apo edhe te shpallesh kundershtar i Erion Veliajt nuk tregon gje tjeter vec se je nje individ me integritet. Nderkohe Veliaj me te drejte, do te pyeste ne kete moment se cfare eshte integriteti njerezor. Njerezit pyesin dhe kerkojne te dine per ato qe nuk i kane dhe qe jeta nuk i ka dhene rastin qe te kryqezohen me ato. Megjithate ne rastin e Veliajt nuk eshte shume faji i jetes sa eshte zgjedhja qe ka bere vete kreu i bashkise se Tiranes dhe aspirant per kreun e PS dhe me pas kreun e qeverrise. Ne te gjitha planet e thurrura per karriere politike asnjehere nuk eshte llogaritur integriteti njerezor, pra nje politikan solid e ka bazen te nje individ me integritet. Jo vetem Veliaj, por shume te seres se tij e kane injoruar te qenurit me integritet, pasi per ata kjo qenka politika, pra njesoj si prostitucioni apo cdo imoralitet tjeter social. Te ngjashmit e Veliajt, Spiropali dhe Xhacka nuk lene seance parlamenti pa e demonstruar kete karakteristike te te berit politike sipas tyre, por qe ne te vertete eshte nje kllounate e deshiruar prej tyre. Vete kane zgjedhur te jetojne pa integritet.

Integritet do te thote qe nese nje dite papritur jeta jone private ekspozohet, ne nuk do te kishim asnje arsye te turperoheshim apo te ndjeheshim ne siklet. Integritet do te thote se cfare shohin te tjeret tek ne, pra paraqitja jone e jashteme te jete ne te njejten linje me bindjet e brendeshme per te mos u turperuar nje dite, por per te mbajtur koken lart. Pra ky eshte njeriu i vertete, me integritet qe nuk ben kompromis ne emer te se tashmes apo te ardhmes. Ky individ eshte kundershtari i vertete i Erion Veliajt, nje njeri qe integritetin e konsideron si armikun kryesor per karrieren politike. Ky individ mashtron, vjedh, vret, torturon ne mes te dites me arrogance, nderkohe qe pranon me perunjesi te mashtrohet, perdoret dhe te ofendohet deri ne degradim te familjes biologjike nga pronari i tij direkt qe eshte kampion ne arrogance dhe mungese integriteti.

Erion Veliaj ne jeten e tij i ka urryer librat, por i lepihet Kadarese per faktin se ai e pelqen zvarritjen e zvarranikeve te tipit Veliaj. Aq shume i urrente librat sa edhe ne shkolle nuk mund te lexonte dhe kreditet per te kaluar lendet ne Universitet nuk i merrte me testime por duke marre pjese neper shoqata te ndryshme diku per mbrojtjen e te drejtave te homoseksualeve, duke mbledhur fonde per kerkimet shkencore per kurimin e kancerit te prostates dhe ndonjehere duke u bashkuar ne grup per te ndihmuar Afriken me fondet e taksapaguesve apo te tjereve qe punojne. Ky eshte Veliaj qe edhe nje provim nuk e merrte dot duke studiuar vete, pra duke u lodhur, por duke perdorur programe qe financohen nga taksat e atyre qe punojne. Ky eshte individi me parazit qe ka ngjitur shkalket e politikes bashke me Spiropalin dhe Xhacken.

Nga ana tjeter ky individ qe gjithnje rrogen e ka marre nga shteti del dhe uleret per pune, se eshte punetor. Ai eshte vecse nje mashtrues qe ne politike beri zhurme permes nje prej mashtrimeve me monstruoze qe edhe mendja e turbulluar e Edi Rames do ta kishte zili. Erion Veliaj hyri ne politiken Shqiptare si njeriu qe dergoi e-mail ne gjithe perfaqesite diplomatike ne vend dhe ne parlamentin Europian se nje femer e quajtur Grizelda Roshi eshte rrembyer nga forca te Gardes se Republikes, ne kohen kur kryeminister ishte Sali Berisha.

Mesazhi pervers i Veliajt vazhdonte se pasi kjo femer u rrembye nga burri i saj, ishte dhunuar dhe me pas i ishte hapur barku per t’i nxjerre foshnjen, pasi ishte shtatzene. Te gjithe e kujtojne viziten e Veliajt dhe Xhackes ne erresiren e nates ne familjen e burrit te Grizeldes qe me pas do te behej trafikant droge dhe kryetar bashkie i Kavajes. Ishte koha ku ne Bashkite e Shqiperise dynden lloj lloj Veliajsh te mashtrimit, droges dhe abuzimit deri ne vdekje te punetoreve ne bizneset e shtetit. Nje nder keto viktima eshte 17 vjecari Ardit Gjoklaj qe Veliaj e vret serish cdo dite qe rri ne Bashkine e Tiranes. Edhe per Arditin mashtruesi vazhdoi ne linjen e tij se adoleshenti nuk punonte per kompanine e tij dhe e hodhi trupin e brishte jashte telave te kompanise.

Ashtu si per Grizelden, qe nuk kerkoi as ndjese kur u mor vesh se ajo ishte shendoshe e mire tek prinderit, Veliaj kurre nuk kerkoi ndjese as per intervistat ne mediat e Soros per te bere pis viziten e Presidentit Bush ne Shqiperi duke deklaruar se vetem disa malesore e duan Ameriken ne Shqiperi. Gjithashtu ai kurre nuk mund te kerkoje ndjese per kllounaten qe shperndau se Shqiptaret kishin vjedhur oren e Presidentit Bush dhe ketu ai bashkepunoi me mediat Serbe qe ne ate kohe ishin shume te zhurmshme ne grupet radikale antiamerikane ne te gjithe boten.

Veliaj ka qene pjese e radikaleve te majte ne ate kohe dhe nuk merakosej per imazhin e Shqiperise, por per axhenden globale Soros qe duke qene tejet antiamerikane patjeter qe ishte antiShqiptare. Por Veliaj kurre nuk kerkoi ndjese per mashtrimet e tij, por sot del si nje proamerikan vetem se kete ia kerkon Soros. Nderkohe e verteta e se shkuares dhe te tashmes deshmojne se Veliaj eshte pa bosht, pa komb, pa integritet dhe si i tille nuk jep besim tek qytetaret. Veliaj kerkon te perdore qytetaret per te jetuar permes politikes ne luks dhe dembelizem. Ai mashtron, dhunon, torturon ne publik, vret e me pas te rivret per interesin e vet.

Nderkohe Veliaj di te zvarritet perpara atyre qe e kane ne dore. Ai pranon me buzeqeshje degradimin dhe nuk e ka problem qe te degradoje edhe nje qytet te tere per interesin e tij. Ka ardhur koha qe qytetaret te zgjedhin nje individ me integritet per t’i sherbyer atyre me perunjesi dhe ndershmeri ne vend te fenomenit te shemtuar Veliaj qe degradoi qytetin totalisht per interesat e veta personale, per ambiciet personale te nje individi qe beson se politika eshte mashtrim dhe lojera fjalesh per te bere pasuri permes pushtetit. Prandaj te jesh kunder Erion Veliajt do te thote te jesh kundershtar i nje fenomeni te shemtuar te politikes qe nuk ka te beje fare me besen dhe traditen e Shqiptareve, perkundrazi eshte fenomen antishqiptar. Thjesht te jesh kunder Erion Veliajt je nje njeri i vertete me integritet.

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply