Refuzimi i darkës nga KiE/ Zbulohet pse iku Rama nga Strasburgu në Paris

Kryeministri Edi Rama njoftoi mbrëmjen e djeshme se nuk ishte më në Strasburg. Pas fjalimit dhe debateve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rama doli nga treni në një video dërguar emisionit “Opinion” ku tha se, ishte nisur për në Paris ndërsa sqaroi arsyet e fjalimit të tij.

“Përshëndetje Blendi, në tren nga Strasburgu për në Paris”, tha Rama. Paralelisht mediat në Shqipëri raportuan me shpejtësi se Rama ishte refuzuar, kësaj here jo nga një, as nga një grup, por nga të gjitha grupet parlamentare në Këshillin e Evropës.

I ‘braktisur’ kryeministri shqiptar niset për në Paris por pa njoftuar më gjatë. A ishte kjo vizitë e planifikuar? Nga oraret e trenave duket e pamundur. Nëse darka do të kishte patur sukses, Kryeministri nuk do mund të shkonte më me tren në Paris, pasi i fundit niset në 20: 47 dhe arrin në 22:35. Pikërisht këtë tren mendohet se ka marrë kreu i Qeverisë, numri 2 në Protokollin e Shtetit, që nuk lejohet të lëvizë pa eskortë dhe pa u siguruar kushtet e sigurisë.

Në fakt nga udhëtimi këto kujdesje të tepërta protokollare, duket se janë injoruar. Kryeministri ka prerë biletën, ka gjetur hotelin (kjo mbetet për tu konfirmuar) dhe është nisur. Rreth orës 22:00, 30 minuta përpara mbërritjes, është lidhur me emisionin Opinion, në një vagon të qetë, ku duket i pashoqëruar. Në pamje Rama shihet vetëm, a ka një “darkues” rezervë që e pret teksa zbret nga treni?

Mund të ishte nisur me çartertin e Air Albania për Tiranë, ku e priste seanca e sotme parlamentare dhe një konferencë shtypi, por ia la këto detyra zëvendëskryeministres dhe u nis për një shëtitje të paplanifikuar në Paris. Me duar në xhepa, por, në ndryshim nga muajt e parë të vitit 1998, xhepat nuk ishin bosh.

Megjithëse axhenda zyrtare e Kryeministrit ruhet si sekret shtetëror, është e qartë se kemi një shkelje të rëndë të protokollit, jo vetëm të sigurisë personale. Krerët e qeverive apo shteteve janë të detyruar të deklarojnë vendondodhjen dhe takimet, edhe për sigurinë kombëtare. Nesër kryeministri do të jetë në Berlin ku pritet të zhvillojë disa takime. Parisi duket se është “kontrabanda” e radhës pa ‘protokoll në udhëtimet e Edi Ramës./Dosja.al

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply