Budina: Nuk do ndalemi derisa kjo bandë që ka zaptuar pushtetin të shporret

Godina e SPAK-ut është rrethuar sot në shenjë revolte si asnjëherë me pankarta, në të cilat janë shfaqur të gjitha kallëzimet që ka bërë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar kundër qeverisë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Regjisori i njohur, Edmond Budina u shpreh i revoltuar se, aktivistët kurrë nuk do të dorëzohen në fushatën e tyre për ta ndërtuar Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

“Ky është një himn që ne i kemi bërë Teatrit, dhe sot jemi këtu mbas një kohe kaq të gjatë për të treguar se ne si qytetarë të këtij vendi nuk do ta ulim kokën, nuk do të përkulemi përpara dhunës së pushtetit, dhunës së mafies. Këtu ne kemi rreshtuar sesa kallëzime kemi bërë. Mund të thotë dikush se keni bërë shumë dhe nuk duhet të bëni kaq shumë. Jo, ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë jo vetëm këtu brenda vendit, por edhe jashtë vendit, derisa e drejta qytetare të fitojë, derisa kjo bandë që ka zaptuar pushtetin, të shporret dhe derisa Teatri Kombëtar të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte!”, u shpreh Budina.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në Iran, vizita sekrete, si u maskua dhe shërbimet partnere

Erion Veliaj u tërhoq sot nga padia që kishte bërë ndaj Kryetarit të PD, Sali …

Leave a Reply