KE kundër Ramës për “pasaportat e arta” dhe amnistinë fiskale 

Sot pritet të publikohet nga Komisioni Evropian projekt-raporti për Shqipërinë. Në projekt-raportin që pritet të publikohet të mërkurën, një kopje të të cilit Zëri e Amerikës e disponon, korrupsioni vijon të konsiderohet një shqetësim serioz, ndërsa vendi paralajmërohet se nismat për aministinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit Europian.

“Pavarësisht disa përparimeve, korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e pandëshkueshmërisë. Sektorët më të rrezikuar nga korrupsioni, kërkojnë vlerësim të synuar të rrezikut dhe masa të dedikuara”.

Pavarësisht kritikave të mëhershme të Brukselit mbi idenë e autoriteteve shqiptare për dhënien e shtetësisë të huajve të pasur që duan të investojnë në vend, në korrik të këtij viti qeveria hodhi një tjetër hap kur miratoi një vendim që i hap rrugën angazhimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e pasaportës shqiptare. Edhe në raportin e tanishëm, Zëri i Amerikës ka konstatuar se i njejti paralajmërim përsëritet nga Komisioni, kur shprehet se “Shqipëria duhet të heqë dorë nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të paraqiste rreziqe, sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me normat e BE-së”.

“Në rastin e dhënies se shtetësisë, sipas skemave të shtetësisë investitore, konsiderohet se përbën një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve anëtare. Regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet ndër të tjera në raport, sipas Euronews.

Po ashtu, Shqipëria paralajmërohet dhe sa i përket nismës tjetër të qeverisë për aministinë fiskale. Asaj i kujtohet se është “në listën gri” sa i takon luftës kundër financimit të terrorizmit dhe kundër pastrimit të parave, e për këtë arsye “duhet të zbatojë elementët e mbetur të planit të veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it, mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply