Albania's Prime Minister Edi Rama speaks during the fourth EU-Arab World Summit in Athens, Tuesday, Oct. 29, 2019. The Summit is an international forum of economic and political dialogue between the European Union and the Arab World. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Nga Bergamo with love, “VIVA Kontrabanda”!

Nga Alba KEPI
Romë, Itali 

“Che italiano o albanese sei, se resti sempre in linea con la legge?” Kjo eshte deklarata skandaloze dhe e papergjegjshme e KM shqiptar qe ve ne siklet ish ministrin e jashtem Luigi di Maio e fyen shqiptaret e napoletanet!

Nese asgje nuk do ishte e vertete ne kete akt kontrabandistik, edhe mund te buzeqeshnim, por kur gjithcka eshte e vertete, ai konsiderohet i paligjshem!

“Che italiano o albanese sei, se resti sempre in linea con la legge?” Citim i Edi Rama.

Me vjen mire qe KM shqiptar u hap me ne fund drejt qeverise se re e te djathte italiane, por nuk kuptoj pse kur e pyesin per raportin e ardhshem me te, luan gurin e Berlusconit duke thene se “qeverisja e Fatos Nanos ka shkuar mire me qeverisjen e Berlusconit” e si rrjedhe sipas llogjikes se tij dhe ai, pra Rama duhet te shkoj mire me Berlusconit.

“Berlusconi mund te ishte nje socialist i mire “, tha, duke aluduar se ndoshta u gjend ne politike ashtu kot pa bindje e se u hodh tek e djathta se e majta qe e zene.

Italo shqiptaret majtist nuk di se sa “do gezohen” nga ky pohim, “vleresim” banal ndaj idealeve te tyre!
KM shqiptar nuk e permend lideren fituese te koalicionit te djathte, Giorgia Meloni , e injoron e as nuk e uron per fitoren.

Mos ndoshta miqesia e ngushte qe ka me Sorosin ia limiton diplomacine?!

KM shqiptar raportin e ardhshem me Italine duket se ia ka besuar Berlusconit, e shpresa e tij eshte se do ja dali te sistemoj gjithcka sic arriti me Di Maion, ish lideri i 5 Yjeve.

Ende nuk eshte shuar tymi mediatik i propagandes prag elektorale shqiptare, kur nga zyra e Di Maios, keshilltaret e Rames leshonin lajmin se “u arrit marreveshja e patentave e pensionet jane drejt rruges!”

E ishin vec dokrra hini per voten socialiste!

Gjithcka u kry e u rrugenis me shume se nje vit me pas.

Per ish Ministrin e jashtem qe nuk mundi te fitoj as per te qene deputet, nga vota e italianeve, KM shqiptar shprehet;
“Che italiano o albanese sei, se resti sempre in linea con la legge?”

“Une jam shqiptaro italian”, thote Rama e Luigi Di Maio eshte napoletano italian e kemi bere kontrabande vaksinash per te shpetuar njerez”!

Nje KM qe ben nje deklarate te tille, me mendjelehtesine snobe sic injoron skandalet korruptive qe kalon pushteti i tij ne Shqiperi, eshte shokuese!

E vertete Shqiperia kishte nevoje per vaksina e po aq sa Italia kur me jave e dite po i mungonin!
Por te ligjitimosh genjeshtren e ilegalitetin duke e gallatizuar me origjinen eshte papergjegjesi politike e miku Luigi nuk besoj se mund ta kaloj aq lehte!

Çfare donte te thoshte KM kur ndersa legjitimon kontrabanden, njeheresh e barazvlereson me shqiptaret e napoletanet?

Mos jane e jemi te gjithe kontrabandues!?!

E ndersa mbyll kumtesen e tij bergamaske, KM Rama leshon perlen e fundit te “simpatise”;

“Tirana u ideua nga arkitekte italiane”!

Po KM e vertete, por harruat te mbyllni fjaline se Tirana u shkaterrua nga pushteti juaj qe shkelmoi idene origjinale e historike te kesaj arkitekture, ndertesat simbol si Teatri e cdo norme e rregull te ABC urbanistike!

About Redaksia

Check Also

Historia përsëritet në mënyrë spirale

Nga Redin HAFIZI Kjo qeverisje është kthyer në bërthamën e një regjimi që po kap …

Leave a Reply