Kryetari i PD, Sali Berisha u zotua para banorëve të Lazaratit se potencialet e tyre do kenë prosperitetin që meritojnë. Berisha tha se, këtë regjim do ta përzëmë sa më shpejt dhe të vendosim demokracinë në Shqipërinë.
“Unë kam ardhur këtu te ju, për t’u zotuar përpara jush, se me deputetin tuaj, me Dasho Alikon, i cili në një moment kritik kur regjimi u vërsul me egërsi ndaj jush, qëndroi me ju dhe nuk u mposht.
Kam ardhur këtu për t’u zotuar se potencialet tuaja do kenë prosperitetin që meritojnë.
Këtë regjim ta përzëmë sa më shpejt dhe të vendosim demokracinë në Shqipërinë.
Unë kam ardhur për të dëgjuar zërin tuaj, propozimet tuaja, mençurinë tuaj, që do jenë pjesë e rëndësishme e programit të PD-së”, tha Berisha.