Basha braktiset edhe nga njerëzit e tij: Pse vjen në takime? Je i dështuar! Ne nuk jemi me ju! 

Ish-kryetari i PD ka nisur disa takime në rrethe ku bie në sy prezenca e pakët e njerëzve. Kjo ka bërë që edhe përkrahësit e derisotëm të tij të distancohen menjëherë. Një gjë e tillë ka ndodhur këtë të premte në Berat.

Burime për Syri.net konfirmojnë se një mbledhje e zhvilluar këtë mesditë është shoqëruar me debate.

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj i ka kërkuar Bashës shpjegime se pse dilte në takime kur nuk ka se çfarë ofron më.

Ai i ka kujtuar ish-kryetarit të PD dështimet e njëpasnjëshme gjatë 9 viteve, duke shtuar se çdo lëvizje e tij tashmë përkthehet në kosto për demokratët.

“Nëse keni në plan të rikthehemi, ne nuk jemi me ju”, i është drejtuar Kapllanaj, Bashës.

Agron Kapllanaj: E para, a e kuptoni se jeni një kryetar i dështuar në të gjitha betejat politike për 9 vjet?! Përse merrni pjesë në këto takime dhe i jepni kosto demokratëve kur vetë jeni tërhequr. Nëse keni plan për t’u rikthyer atëherë ne nuk jemi me ju!

Një tjetër që ka kundërshtuar Bashën ka qenë edhe Roland Bejko, gjithashtu i njohur si mbështetës i tij. Bejko ka deklaruar në këtë takim se nuk pranon këtë sjellje të Lulzim Bashës ndaj demokratëve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply