Berisha në Memaliaj: PD është në misionin e saj të shembjes së monizmit absolut

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në Memaliaj se, Partia Demokratike është sërish në një mision historik si në vitin 1991. Berisha falenderoi demokratët e Memaliajt, të cilët janë bastion i demokracisë që në ditët e para të themelimit të PD.

“Shpreh krenarinë time dhe të mbarë demokratëve shqiptarë për demokratët e Memaliajt, bastion i demokracisë që në ditët e para të themelimit të PD-së.
Ju keni qenë gjithnjë një mbështetje e fuqishme dhe cilësore e PD-së në jugun e vendit, prandaj mirënjohja jonë është e pakufishme.
Unë vij sot këtu në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare. Vij në një moment kur PD, pas një procesi të pashembullt në historinë e një force politike, në të cilën u përball e vërteta me gënjeshtrën, u përball e vërteta me falsitetin në të gjitha aspektet, triumfoi në mënyrë të fuqishme, të pandalshme, qëndrimi i demokratëve ndaj të vërtetës.
PD u themelua si një forcë e tillë, si forcë e të vërtetave të mëdha, universale, por edhe si forcë e të vërtetave të mëdha shqiptare. Kështu që sot, në këtë moment, ajo është në një mision të madh, është në misionin e shembjes së monizmit absolut, i cili këtë vit është po aq absolut sa ishte në shkurtin e vitit 1991.
Edi Rama ka rrëmbyer, duke shkelmuar votën tuaj, të gjitha pushtetet dhe i përdor ato me një qëllim kryesor: pasurimin e vet, vjedhjen e fondeve publike, mashtrimin e përditshëm tuaj dhe arrogancën dhe shumëzimin me zero të qytetarëve të Memaliajt dhe Shqipërisë.
PD, në këtë betejë mes të vërtetës dhe mashtrimit, premtoi ndryshimin. Premtoi se do ndryshojë vetë. Premtoi se do u ofrojë shqiptarëve ndryshimin. Këtë po përpiqemi fort ta bëjmë realitet”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply