“Tetori rozë”/ Shehu thirrje nga Kuvendi: Qeveria të shtojë financimet!

Deputeti i PD, mjeku Tritan Shehu, në kuadër të muajit ‘Tetori rozë’ bëri thirrje nga Kuvendi për nevojën e rritjes së sensibilizimin për sëmundjen e kancerit të gjirit. Ai theksoi se, qeveria duhet të shtojë financimet për të përballuar sëmundjen me kura dhe pajisje këtë sëmundje që i merr jetën rreth 360 grave çdo vit.

“Ka qenë një traditë në parlamentin tonë që në këtë muaj të kancerit të gjirit të krijohet sensibilizm në Kuvend, Kjo është e domosdoshme jo se kemi të bëjmë me një patologji të rëndë, por duhet sensibilizim, të institucioneve shëndetësore, ttë qeverisë. Të përballesh me tumore dhe në shpëtim të jetëve të njerëzve. Sot tumoret nuk janë më ai djalli i zi vdekjeprurës, por element dhe patologji e rëndë, por me organizim të mirë të sistemit shëndetësor, me diagnostikim të hershëm dhe me mjekim adekuat, janë arritur suksese të mëdha në uljen e vdekshmërisë. Sot ka shifra inkurajuese me një nivel 60-70 % e tyre. Një kategori e madhe që mund të përfitojnë janë padyshim zonjat që preken nga tumoret e gjirit. Kemi raste me vdekshmëri 360 në vit nga vdekshmërisë nga tumoret e gjiri. Ka vend shumë për të folur, për të shtyrë qeverinë dhe për të shtuar financimet”, tha Shehu.

Në përgjigje kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se, duhet të nxisim vajzat dhe gratë për t’u diagnostikuar. “Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një program për mamografinë e lëvizshme. Të shtyjmë sa më shumë gratë dhe vajzat të bëjnë mamografi”, tha Nikolla.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply