Përpara pak ditësh, një protestë unike u zhvillua përpara zyrës së Edi Ramës. Fëmijët e kopshtit “Zubeyde Hanim” protestuan kundër mbylljes së kopshtit të tyre nga kryeministri shqiptar.
Rama veproi me urdhër të presidentit turk, Erdogan, duke shënuar një rast skandaloz në historinë e shtetit shqiptar.
Ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu ka sjellë një karikaturë, ku Edi Rama shfaqet si gogoli i fëmijëve.
Karikatura është publikuar edhe nga kryetari i PD, Sali Berisha.
“Flet vetë”, shkruan Berisha.