Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje sot qytetarëve në të gjithë vendin të dalin në protestë në orën 11:00 në krah të pedagogëve të universiteteve të Shqipërisë, të cilët kërkojnë rritjen e pagave dhe vlerësimin që meritojnë nga Qeveria.
Berisha shkruan në Facebook se mbështet plotësisht protestën universitare dhe publikoi thirrjen e sindikatës së punonjësve të universiteteve, ku shpalosen kërkesa të qarta ekonomike.
Postimi i kreut të PD, Berisha
Të gjithë në protestë. Mbështetje të plotë protestës universitare! sb
THIRRJE – SINDIKATA E PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË (SPUSH)
—————————
– SËBASHKU PËR KËRKESAT TONA –
—————————
Ftojmë kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin Protestën e Datës 5 Tetor 2022, ora 11.00, para godinës të Universitetit Politeknik të Tiranës.
—————————
1.Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ
2.Rritjen e financimit për kërkimin shkencor
3.Rivendosjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”
4.Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
5.Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
6.Rivlerësimin e orës mësimore
7.Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
8.Amendimin pikës C të VKM Nr. 112 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”
9.Për të bërë transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike, si dhe përdorimin e tyre.
—————————