Berisha: Rama sillet me shqiptarët më keq se një pushtues!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me personat e larguar nga puna deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe regjimi i tij sillet ndaj shqiptarëve si një pushtues i huaj.

Sali Berisha theksoi se Edi Rama ka projektuar këto vite në shoqërinë shqiptare dhe administratën e këtij shteti keqësinë shpirtërore që trashëgon nga etërit e tij.

“Sillet ndaj shqiptarëve, duke mos respektuar asnjë ligj, asnjë normë. Duke përdorur një spastrim masiv bazuar kryekëput në parime klasore.

Edi Rama projektoi këto vite në shoqërinë shqiptare dhe administratën e këtij shteti, keqësinë shpirtërore që trashëgon nga entërit e vet.

Keqësi e cila në raport me njerëzit e tjerë, me qytetarët, kishte tipar kryesor përçmimin, neverinë, shpërfilljen, pastaj, armikun e klasës.

Nuk janë trajtuar përveç burgjeve e kampeve më keq të persekutuarit në diktaturë se sa janë trajtuar qytetarët në këto vite”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama ka dëshmuar se është i aftë ta shumëzojë me zero parlamentin!

Kryetari i PD, Sali Berisah bëri komentet e tij sot lidhur me mbledhjet online të komisioneve …

Leave a Reply